PROTON 20 MG

PROTON përmban substancë aktive omeprazol, i cili i përket grupit të barnave frenues të pompës protonike –PPI. 

 

PROTON indikohet në:

• Trajtim dhe profilaksi e ulcerës duodenale;

• Trajtim dhe profilaksi e ulcerës gastrike;

• Trajtimin e ulcerës peptike të shoqëruar nga infeksion me Helicobacter pylori;

• Trajtimin dhe parandalimin e ulcerave gastrike dhe duodenale të shkaktuara nga përdorimi i anti-inflamatoreve jo steroid (AIJS);

• Sëmundjen e refleksit pastro-ezofageal (GERD)

• Sindromin Zollinger-Elison;

 

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT

 

• Të rriturit:

Për trajtimin e ulcerave duodenale

-1 kapsulë (20 mg) 1 herë në ditë për 2-4 jave. Doza mund të rritet në 40 mg 1 herë në ditë për 4 javë.

Për trajtimin e ulcerave gastrike

-1 kapsulë  (20 mg) 1 herë në ditë për 4-8 javë. Doza mund të rritet në 40 mg 1 herë në ditë për 8 javë.

Për parandalimin e rekurrencave të ulcëres duodenale dhe gastrike

-10 mg-20 mg 1 herë në ditë. Doza mund të rritet deri në 40 mg në ditë.

Për trajtimin e ulcerave gastrike dhe duodenale të shkaktuara nga AIJS 

-1 kapsule (20 mg) 1 herë në ditë për 4-8 javë.

Për parandalimin e ulcerës duodenale dhe gastrike nëse jeni duke marrë AIJS  

-1 kapsulë (20 mg) 1 herë në ditë.

Për trajtimin e ulcerave të shkaktuara nga Helicobacter pylori dhe parandalimin e rikthimit të tyre

-1 kapsulë (20 mg ) 2 herë në ditë për 1 javë. Për mjekimin e infeksioneve nga H.pylori, krahas PROTON –it është e domosdoshme që të perdoret edhe një antibiotik ose kombinim antiobiotikësh.

Për trajtimin simptomatik të refleksit gastro-ezofageal

-1 kapsulë (20 mg) 1herë në ditë për 4-8 javë. Doza mund të rritet në 40 mg 1 herë në ditë, për 8 javë të tjera.

Për trajtimin e sindromat Zollinger-Elison

-Doza e këshilluar është 60 mg PROTON në ditë.

 

• Te fëmijët

Për trajtimin simptomatik te refleksit pastro-ezofageal (GERD) 

-Fëmijët mbi 1 vjeç dhe me një peshë trupore mbi 10 kg mund të marrin PROTON. Dozimi te fëmijët bazohet në varësi të peshës së tij.

Për trajtimin e ulcerave të shkaktuara nga infeksioni Helicobacter pylori

-Fëmijët dhe adoleshentet mbi 4 vjeç mund të marrin PROTON. Dozimi të fëmijët bazohet në varësi të peshës së tij.

Rekomandohet që kapsulat PROTON kapsule të merren në mëngjes, para ushqimit. Kapsulat duhet të gëlltiten plotësisht me pak ujë.

 

 

 

Rreth Tresi Farm

Tresi Farm sh.pk u profilizua si shpërndarës kryesor farmaceutik që ka në fokus importimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve që gëzojnë të drejta ekskluzive nga kontratat e nënshkruara me partnerët jashtë Republikës së Shqipërisë.

Artikujt e fundit

06 Janar 2022
06 Janar 2022
06 Janar 2022
©2024 Tresi Farm. All Rights Reserved.

Search